Juventus kërkon Iscon dhe Marcelon në shkëmbim të Dybala

Real Madrid janë të gatshëm të nisin një tjetër ofensivë për yllin e Juventus, Paulo Dybala, por në ofertë duhet të përfshijnë dy lojtarë dhe një shumë parash deri në 20 milionë euro.

Sport

08/02/2019 08:28

‘Los Blancos’ që janë në kërkim të emra të rinj për sulmin, nuk kanë fshehur asnjëherë admirimin për yllin argjentinas të Juventusit.

‘Don Balon’ pretendon se kampionët e Evropës e shohin 25 vjeçarin si opsion ideal për të rritur alternativat në sulmin e tyre, por janë mirë të informuar se Juventus nuk do ta lejojë aq lehtë largimin e lojtarit.

Vlera e Paulo Dybala besohet të jetë rreth 120 milionë euro, por Madrid mund të ‘trokit’ te Juventusi duke i ofruar edhe disa lojtarë si pjesë të marrëveshjes.

Juventus janë të interesuar në shërbimet e Isco dhe Marcelos, dhe Real Madrid pikërisht këta dy lojtarë mund t’i përfshijë në ofertë./Lajmi.net/

Juventus kërkon Iscon dhe Marcelon në shkëmbim të Dybala