Juventus, kampion edhe me tifozë

Juventus është skuadra më e përkrahur në Itali. Bianconerët kanë dalë në pozitën e parë sipas një sondazhi të ri, të ndjekur nga Inter dhe Milan, por në distancë të konsiderueshme.

Sport

19/09/2014 20:22

Juventus vazhdon të jetë skuadra më e mbështetur në Itali. Sipas një sondazhi të realizuar nga “Demos e Pi” e i publikuar në mediat italiane, Bianconerët dalin në pozitën e parë sa i përket tifozëve në vend.

Kampioni në fuqi, dhe skuadra që ka dominuar në Serie A në tri edicionet e fundit kryeson me 31 për qind e ndjekur nga Inter me 18.

Në pozitën e tretë gjendet Milan me 16 për qind kurse Napoli ka 10, Roma 6, Fiorentina dhe Lazio 3 dhe skuadrat tjera bashkërisht 12. Mirëpo, është interesant fakti se në renditjen e skuadrave më të urryera në Itali po ashtu kryeson Juventus.

Bianconerët kanë 28 për qind kurse edhe këtu pas vetes e kanë Interin me 11 dhe Milanin me 6.