Juventus interesohet për zbulimin e Werder Bremen

18:52 | 22 Maj 2019

Portieri i Werder Bremen Jiri Pavlenka mesa duket ka tërhequr vëmendjen e Juventus, këtë e raporton Sport Bild.

Ai ka zhvilluar një sezon fantastik me fanellën e gjelbër të gjermanëve dhe ka qenë një nga lojtarët më të mirë në Bundesliga.

Portieri ka rinovuar kontratën verën e kaluar deri më 2021, prandaj edhe drejtuesit e Werder nuk janë të shqetësuar se ai mund të largohet, transmeton telesport.al.

“E dimë që Juventus ka shfaqur interes për të, por jemi shumë të qetë. Jiri ndihet mirë në Bremen,” është shprehur menaxheri i klubit Frank Baumann.