Juventus interesohet për Umtitin e Barcelonës

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, është subjekt interesimi i skuadrës së Juventusit.

Sport

03/12/2020 10:03

Mundo Deportivo raporton se Juventus janë të interesuar për mbrojtësin francez të Barcelonës, përcjell lajmi.net.

Kampionët e Serie A po e shohin 27 vjeçarin si një opsion të mundshëm zëvendësimi për Giorgio Chiellinin, që është pranë përfundimit të karrierës.

Juventus gjithashtu janë vënë pas Sokratis Papastathopoulos, Nikola Milenkovic dhe David Alaba, nëse dështojnë të transferojnë Umtitin./Lajmi.net/