Juventus, Inter dhe Milan pjesë e Superligës Evropiane
Sipas Mundo Deportivos, Superliga Evropiane do të fillojë nga viti 2022/2023, me Juventusin, Milanin dhe Inter që do të jenë pjesë të saj.

Sport
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu njoftoi se ai kishte premtuar pjesëmarrjen e tyre në turneun e ri gjatë konferencës për shtyp, ku deklaroi dorëheqjen e tij.
Kjo bëri që të ndizen hetimet në atë plan ku ishte diskutuar nga Barcelona dhe klubet e tjera evropiane.
Mundo Deportivo bën të ditur se ky projekt është marrë me nxitim shkaku i COVID-19, dhe mund të fillojë nga sezoni 2022-2023.
Do të ishte një ligë me 34 ndeshje me Play Off në stilin e Euro Ligës në basketboll.
Nga Anglia, pjesë e ligës do të ishin Liverpool, Manchester United, Manchester City, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham, ndërsa nga Gjermania, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund./Lajmi.net/