Juventus i prish punë Barcelonës

23:47 | 20 Maj 2014

Llorente nuk është në shitje

Trajneri i ri i Barcelonës, Luis Enrique është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Juventusit, Fernando Llorente. Mirëpo, Antonio Conte ka theksuar se ylli spanjoll do të mbetet në Torino.

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte ka sjell një lajm të keq për Barcelonën.

Sipas të përditshmes sportive katalane Sport, trajneri i ri i Barcelonës, Luis Enrique në listën e përforcimeve për sezonin e ri ka përfshirë edhe sulmuesin e Bianconerëve, Fernando Llorente.

Mirëpo, Conte ka theksuar se ish ylli i Athletic Bilbaos nuk do të largohet nga Juventus, gjatë afatit kalimtar të verës.

“Llorente është dhe do të mbetet futbollist i yni”, deklaroi shkurt Conte, në pyetjen e disa të pranishmëve në një ngjarje të organizuar nga Fiat, raporton Tuttosport.

Llorente iu bashkua Juventusit në verën e vitit të kaluar si futbollist i lirë nga Athletic Bilbao dhe shkëlqeu duke realizuar 18 gola në Serie A dhe ndihmoi ekipin e tij të fitojë titullin e tretë të njëpasnjëshëm të kampionit të Italisë.

Ai po ashtu është inkuadruar në listën e gjerë të selektorit të Spanjës, Vicente del Bosque për Kampionatin botëror në Brazil.