Juventus i përgjigjet ofertës së Leicester Cityt për Sturaron

Juventus kërkon ofertë më të madhe për shitjen e mesfushorit Stefano Sturaro.

Sport

14/06/2018 12:48

Stefano Sturaro mund të transferohet në Premier League.

Leicester City ka nisur bisedimet me drejtuesit e Juventusit për të siguruar kartonin e mesfushorit për sezonin e ardhshëm.

25-vjeçari konsiderohet si përforcim i rëndësishëm për mesfushën nga anglezët, të cilët për të arritur te kartoni i futbollistit i kanë ofruar “Zonjës së Vjetër” shumën e 13 milionë eurove, por bardhezinjtë e kanë refuzuar, pasi për të lënë të lirë Sturaron kërkojnë jo më pak se 20 milionë euro, transmeton “SS”.

Pavarësisht refuzimit të parë, gjatë ditëve në vijim mes palëve janë parashikuar kontakte të tjera për të gjetur akordin dhe kalimin e lojtarit nën urdhrat e Claude Puel.