Juventus i përgjigjet Milanit dhe Interit me përforcim nga Bundesliga (FOTO)
Benedikt Howedes është emri i ri i kërkuar nga Juventus.

Merkato
Juventus kërkon një përforcim të ri në javën e fundit të afatit kalimtar të verës.
“Gianluca di Marzio” ka njoftuar se kampioni nga Serie A ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të Schalke 04, Benedikt Howedes, përcjell “lajmi.net”.
Howedes mund të jetë një përforcim i ri në mbrojtjen e Juventusit.
Kjo për shkak se “Bianconerët” pëlqejnë karakteristikat e tij pasi mund të luajë në qendër dhe në krahun e djathtë të mbrojtjes. /Lajmi.net/