Juventus i jep lajmin e keq Icardit

Juventus janë të kënaqur me gjendjen e skuadrës së tyre dhe nuk do të përpiqen të nënshkruajnë me Mauro Icardin nga rivalët e tyre të Serie A, Inter.

Sport

25/08/2019 18:31

Argjentinasi që në të kaluarën ka qenë kapiten i Interit, pritet të largohet nga ‘San Siro’, por Juventus nuk do të jetë destinacioni i tij i radhës.

Është drejtori i Juventusit, Fabio Paratici, që ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Është e vështirë ta përmirësosh skuadrën tonë, por besojmë se kemi pasur sukses këtë afat kalimtar”, ka deklaruar Paratici për ‘Sky Sport Italia’, përcjell lajmi.net.

“Në sulm, Higuain është rikthyer, një sulmues i madh. Dhe mos të harrojmë ne kemi Cristiano Ronaldon”.

“Ne jemi të lumtur me sulmuesit që kemi”./Lajmi.net/