Juventus heq dorë nga interesimi për Suarez, Dzeko do të kalojë në Torino

Luis Suarez nuk është më pjesë e planeve të Juventus.

Sport

17/09/2020 19:19

Ndodhitë e fundit në Itali kanë bërë që Luis Suarez të përjashtohet nga lista e dëshirave të Juventus.

Me Arkadiusz Milik që është afër të mbyll marrëveshjen me Romën, hapet një derë për kalimin e Edin Dzeko te Juventus.

Këtë lëvizje madje e jep të përfunduar ‘Sky Sport Italia’, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihet se kur do të finalizohet kalimi i Milik te Roma dhe Dzeko te Juventus. /Lajmi.net/