Juventus gjen pasardhësin e Allegrit

Juventus njoftohet se ka pasur bisedime me Antonio Conten për një aventurë të dytë në Torino.

Sport

18/04/2019 09:12

Sipas ‘Sky Sports’, Juventus po konsideron Conten si alternativë nëse vendos të ndajë rrugët me Massimiliano Allegrin, përcjell ‘lajmi.net’.

Megjithatë, bëhet e ditur se negociatat ishin thjeshtë për të kuptuar disponueshmërinë e tij.

49 vjeçari mendohet të jetë i interesuar për një kthim në Itali, dhe gjithashtu ka qenë i lidhur me Interin, me Milanin dhe Romën.

Conte ka drejtuar Juventusin edhe në të kaluarën, me të cilën skuadër ka fituar edhe tre tituj të Serie A.

Ish trajneri i Kombëtares së Italisë, së fundi ka drejtuar skuadrën angleze Chelsea./Lajmi.net/