Juventus forcon kreun

Juventus fitoi ndaj Chievos me rezultat 3:1 në Torino. Vendasit e nisën furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 17-të me golin e Kwadwo Asamoah. Pas gjysmë ore lojë, Bianconerët e dyfishuan avantazhin. Andrea Pirlo goditi drejt në portën e Chievos dhe pas një dëbimi të topit nga portieri, Claudio Marchisio e dërgoi…

Sport

16/02/2014 15:51

Juventus fitoi ndaj Chievos me rezultat 3:1 në Torino.

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 17-të me golin e Kwadwo Asamoah.

Pas gjysmë ore lojë, Bianconerët e dyfishuan avantazhin. Andrea Pirlo goditi drejt në portën e Chievos dhe pas një dëbimi të topit nga portieri, Claudio Marchisio e dërgoi në rrjetë.

Por, pas intervalit Chievo u rikthye në lojë pas autogolit nga Martin Caceres.

Megjithatë, Juventus reagoi menjëherë duke shënuar nëpërmjet sulmuesit Fernando Llorente, në minutën e 58-të.

Në vazhdim rezultati mbeti i pandryshuar dhe Juventus u shkëput në 12 pikë mbi Romën, para duelit të saj me Sampdorian sontë në Olimpico.

Ndërsa, Napoli fitoi në udhëtim te Sassuolo me rezultat 2:0, falë golave nga Blerim Xhemajli dhe Lorenzo Insigne.