Juventus e përforcon mbrojtjen me yllin e PSG-së

Juventus po shqyrton mundësinë e përforcimit të pozitës së krahut të djathtë në fazën e mbrojtjes.

Sport

16/10/2019 16:52

Kampionët e Serie A po kërkojnë mbrojtësin e PSG, Thomas Meunier, i cili mund të transferohet në Serie A që në afatin kalimtar të janarit, raporton Corriere dello Sport, përcjell lajmi.net.

Reprezentuesi belg ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me PSG-në, dhe një largim që në janar është shumë i mundur të ndodh.

28 vjeçari Meunier, është pjesë e PSG që nga viti 2016, duke regjistruar 73 paraqitje.

Ai në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Virton dhe Club Brugge./Lajmi.net/