Juventus – Dybala, vjen lajmi i madh

Paulo Dybala është i vendosur të nënshkruajë kontratë të re me Juventusin.

Sport

09/04/2020 08:52

Calciomercato raporton se vazhdimi i kontratës është vetëm çështje kohësh, me Dybalan që pas nënshkrimit do të vihet në qendër të projektit të Juventus, përcjell lajmi.net.

Argjentinasi me kontratën e re do të qëndrojë te Juventus deri në vitin 2024 ose 2025.

Pritet që Dybala të fitojë 12 milionë euro në sezon, duke u ngritur në mesin e lojtarëve më të paguar te Juventus.

Nisja e negociatave e deri te arritja finale e marrëveshjes erdhi pas raportimeve të shumta verën e kaluar, kur për lojtarin interesim kishte shprehur Tottenham.

Dybala te Juventus është transferuar në vitin 2015 nga Palermo./Lajmi.net/