Juventus drejt rekordit historik

Tetë ndeshje për të hyrë përfundimisht në historinë e futbollit italian. Fitorja kundër Parmës e afroi Juventusin drejt Scudettos së tretë të njëpasnjëshme, dhe jo vetëm kaq. Objektivi i trajnerit Antonio Contes, edhe pse jo realisht i deklaruar, është shpallja kampion në kuotën e 100 pikëve, rekord në Serie A. Rekordi i parë erdhi të…

Sport

27/03/2014 18:29

Tetë ndeshje për të hyrë përfundimisht në historinë e futbollit italian. Fitorja kundër Parmës e afroi Juventusin drejt Scudettos së tretë të njëpasnjëshme, dhe jo vetëm kaq.

Objektivi i trajnerit Antonio Contes, edhe pse jo realisht i deklaruar, është shpallja kampion në kuotën e 100 pikëve, rekord në Serie A. Rekordi i parë erdhi të mërkurën mbrëma: 15 fitore me radhë në shtëpi, më mirë se Torino i sezonit 1975-76.

Një primat që përveç tjerash, mund të përmirësohet edhe më tepër në ballafaqimet e ardhshmë në Juventus Stadium. Mirëpo, ëndrra e madhe është rekordi i pikëve që aktualisht i takon Interit (97 pikë më 2006-07), dhe për këtë arsye çdo tifoz i Juventusit kërkon arritjen e këtij objektivi.

Ekipi i Contes ka edhe tetë ndeshje për të zhvilluar derisa gjendet në kuotën e 81 pikëve.

Kjo do të thotë se janë 24 pikë në dispozicion dhe Juventusit i mjaftojnë edhe 19 të tjera për të arritur në 100 pikë. Bianconerët mund të lejojnë të pësojnë një humbje dhe një barazim, për ta arritur atë.

Duke marr parasysh serinë prej shtatë fitoreve të njëpasnjëshme, 43 ndeshje me radhë duke shënuar gol dhe golaverazhin më të mirë (67 gola të shënuar, 20 të pësuar), arritja e rekordit është gjithnjë e më i mundshëm.