Juventus dorëzohet për De Ligt, lojtari drejt ‘Camp Nou’

Skuadra e Juventus duket se ka hequr dorë nga qendër mbrojtësi i Ajax Amsterda, Matthijs De Ligt.

Sport

24/03/2019 11:30

Pas arritjes së marrëveshjes mes Ajax dhe Barcelona për shkëmbimin e talenteve të akademive, sikur veçse është arritur marrëveshja edhe për De Ligt.

Kështu, sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, skuadra e Juventus është tërhequr nga gara për holandezin, transmeton lajmi.net.

Drejtori sportiv i Juventus thuhet se do të shoh nga afër ndeshjen Portugali – Serbi, për të përcjellë mbrojtësin e Benfica, Ruben Dias.

Ata kanë kthyer interesimin nga ylli i Portugalisë, pasi e shohin si punë të kryer Matthijs De Ligt tek Barcelona. /Lajmi.net/