Juventus dhe PSG synojnë shkëmbimin e madh

Juventus dhe PSG mund të bëjnë një nga shkëmbimet më interesante në merkaton e dimrit.

Sport

30/09/2019 12:44

Sipas raportimeve të ‘Tuttosport’, Juventus do të ofrojnë shërbimet e Paris Saint Germain, në shkëmbim të mbrojtësit të krahut, Thomas Meunier, transmeton lajmi.net.

Skuadra nga Serie A është e vendosur të nënshkruajë me reprezentuesin e Belgjikës, i cili gjatë verës së ardhshme mund të mbes lojtar i lirë.

Megjithatë, Juve synon ta rrëmbejë lojtarin qysh në janar, dhe këtë po synon ta bëjë përmes Emre Can.

Mbetet të shihet nëse kampionët e Ligue 1 do të binden nga kjo ofertë dhe ta lirojnë belgun. /Lajmi.net/