Juventus dhe Inter mësojnë çmimin e Zaniolo

Nicolo Zaniolo është një nga lojtarët më të monitoruar në Serie A.

Sport

11/07/2020 17:15

Ylli i Romës, Nicolo Zaniolo, i cili shihet si e ardhmja e futbollit italian dhe një nga më të mirët aktualisht në Serie A, po gëzon një vëmendje të madhe.

Në mesin e skuadrave që interesohen për Zaniolo janë edhe Juventus dhe Inter.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, nëse këto skuadra duan shërbimet e italianit, ato duhet të paguajnë një shifër që afrohet me 60 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Roma janë gati të shesin lojtarin vetëm nëse pranojnë një ofertë të tillë, bën të ditur mediumi italian.

Mbetet të shihet nëse Juve ose ndonjë tjetër skuadër do të jetë gati të barazojë kërkesën e Romës me ofertën e nisur. /Lajmi.net/