Juventus blen Costan nga Bayern Munich

Juventus do të paguajë 47 milionë euro për blerjen e Douglas Costas nga Bayern Munich.

Sport

17/04/2018 10:53

Juventus ka vendosur ta blejë mesfushorin Douglas Costa.

Mediat italiane kanë njoftuar se Bianconerët do të paguajnë 47 milionë eurot e kërkuara nga Bayern Munich, për qëndrimin e yllit brazilian.

Costa u huazua te “Bianconerët” në verën e vitit të kaluar, përcjell “lajmi.net”.

Por, Juventus do ta mbajë në Torino edhe pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/