Juventus – Barcelona, statistikë e pabesueshme nga Pirlo

Mesfushori veteran i Juventusit, Andrea Pirlo ishte futbollisti që vrapoi më së tepërmi në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

07/06/2015 13:42

Andrea Pirlo është në përfundim të karrierës.

Mesfushori veteran thuhet se do të largohet nga Juventus, gjatë verës.

Por, ai tregoi se është ende në gjendje të mirë fizike.

Gjatë duelit ndaj Barcelonës në finalen e Ligës së Kampionëve, Pirlo vrapoi mbi 11 kilometra, më tepër se cilido futbollist tjetër në Olympiastadion në Berlin.

Te Barcelona, Jordi Alba ishte me më së shumti kilometra, së bashku me Daniel Alves.