Juventus – Barcelona, ndeshja e fundit për dy legjenda

Andrea Pirlo dhe Xavi pritet të bëjnë paraqitjen e tyre të fundit për Juventusin, përkatësisht Barcelonën, në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

04/06/2015 17:07

Andrea Pirlo spekulohet se do të largohet nga Juventus.

Njësoj, sikurse mesfushori i Barcelonës, Xavi që tashmë ka konfirmuar se do të ndahet nga klubi katalan.

Ylli italian thuhet se do të transferohet në New York City në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Andaj, ata do të luajnë ndeshjen e fundit për skuadrat përkatëse, në finalen e Ligës së Kampionëve në Berlin, të shtunën, shkruan e përditshmja sportive madrilene “Marca”.