Juventus barazon rekordin e PSG

Juventus ka barazuar rekordin e vendosur nga Paris Saint Germain për startin më të mirë në top pesë ligat evropiane, në epokën kur një fitore vlen tri pikë.

Sport

07/12/2018 22:57

Paris Saint Germain ka grumbulluar 43 pikë në 15 raunde, të cilën gjë e bëri sot edhe Juventus.

“Zonja e vjetër” ka fituar të gjitha ndeshjet përveç një barazimi në 15 ndeshjet e para. Ata kishin barazuar 1:1 në shtëpi me Genoan, transmeton lajmi.net.

Goli me kokë i realizuar nga Mario Mandzukic mjaftoi për të shënuar fitore ndaj Inter dhe të barazohet rekordi i PSG-së.

Edhe skuadra franceze këtë rekord e ka vendosur këtë sezon, nën urdhrat e trajnerit gjerman Thomas Tuchel.

Mbetet të shihet se cila skuadër do të ketë vazhdimësi më të mirë gjatë pjesës së mbetur të sezonit. /Lajmi.net/