Juventus arrin marrëveshje me yllin rus?

Juventus duket se ka arritur marrëveshje me yllin rus.

Sport

21/11/2019 20:02

Anëtari i Lokomotivës së Moskës, Aleksei Miranchuk mund të përfundojë tek skuadra e Juventus.

‘Sportmediaset’ insiston se Juve tashmë ka arritur marrëveshje me Miranchuk, transmeton lajmi.net.

Sipas këtyre raportimeve, ‘Zonja e vjetër’ ka siguruar shërbimet e lojtarit për së paku deri në vitin 2020, pa zbuluar ndonjë shifër të saktë.

Miranchuk aktivizohet si mesfushor me tipare ofensive dhe ka tërhequr vëmendje të madhe këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Lojtari kishte shënuar dy gola kundër Juventus, ku edhe kishte zgjuar vëmendjen e kampionëve të Serie A. /Lajmi.net/