Juventus afër ‘blindimit’ të Kean, ofrohet kontrata e re për lojtarin

19 vjeçari Moise Kean është afër të nënshkruaj kontratën e re me skuadrën kampione të Serie A, Juventus.

Sport

25/05/2019 18:05

‘Goal’ mëson se Juventus ka mbajtur negociata pozitive mbi rinovimin e kontratës së tinejxherit Moise Kean, transmeton lajmi.net.

Kontrata aktuale e Kean me ‘Zonjën e vjetër’ përfundon në vitin 2020, dhe skuadra po sigurohet që ta ‘blindojë’ talentin premtues.

Në kontratën e re e cila pritet të nënshkruhet së shpejti, ‘Goal’ raporton se lojtari do të mbetej në ‘Allianz Stadium’ deri në vitin 2024.

Gjithashtu, edhe fitimet do të rriteshin për lojtarin, pasi ai do të fitonte rreth 2 milionë euro për sezon, pa llogaritur bonuset.

Kean ka pasur paraqitje fantastike këtë edicion si me Juventus ashtu edhe me kombëtaren e Italisë, duke u konsideruar tashmë si e ardhmja e futbollit italian. /Lajmi.net/