Juventus, -6

Juventus ka regjistruar humbje prej 6.7 milionë euro, në vitin e fundit financiar. Mirëpo, kampioni i Italisë është duke shënuar progres nga viti në vit.

Sport

24/09/2014 12:43

Juventus ka njoftuar se e mbylli vitin financiar me humbje prej 6.7 milionë euro.

Megjithatë, kampioni i Italisë është i lumtur që është duke shënuar përmirësim të vazhdueshëm të bilancit, duke konsideruar se një vit më parë gjiganti torinez kishte raportuar humbje vjetore prej 15.9 milionë euro.

Me këtë trend, Bianconerët së shpejti presin që të dalin në plus. Juventus ka njoftuar se brenda katër vjetësh afër stadiumit modern në Torino do të ndërtojë një qendër të re tregtare, qendër për media, dhe objekte të tjera të dobishme, në hapësire prej 180 mijë kuadrat.

Juventus me vite dominon në Serie A por në Evropë është ende i pafuqishëm të luftojë për titull. Së paku për nga financat dallimi është i madh.

Barcelona në edicionin e kaluar regjistroi të hyra prej 530 milionë euro, Real Madrid 604 kurse Manchester United 552. Kurse, Juventus ka përfituat 316 milionë euro në vitin e fundit.