Juventus 2:1 Lokomotiva e Moskës, notat e lojtarëve

Juventusi ka marrë fitore ndaj Lokomotivës së Moskës me rezultat 2-1, në një ndeshje që ishte mjaftë interesante.

Sport

22/10/2019 23:35

‘Zonja e Vjetër’ e nisi ndeshjen me posedimin e zakonshëm, duke krijuar edhe raste.

Lokomotiva u tregua e rrezikshëm në një kundërzbritje në minutën e 30-të, kur Joao Mario gjuajti bukur, por u prit nga portieri, e nga topi i kthyer shënoi Aleksey Miranchuk për 1-0 në të mirë të rusëve.

Juve u desh ta pres minutën e 77-të dhe magjinë e Dybalas i cili me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës shënoi për 1-1.

Pas dy minutave, ishte përsëri Dybala që shënoi për Juventusin, për të përmbysur rezultatin për 2:1.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje, i gjeni në pjesën e mëposhtme./Lajmi.net/