Juve në terr, Fiorentina në festë

Fiorentina shënoi fitore të jashtëzakonshme ndaj Juventusit duke mposhtur kampionin e Italisë me rezultat 4-2 në duelin e vlefshëm për xhiron e tetë në Serie A. Carlos Tevez realizoi nga penalltia në minutën e 37-të duke i kaluar Bianconerët në epërsi para se Paul Pogba të dyfishojë avantazhin e mysafirëve, para përfundimit të pjesës së…

Sport

20/10/2013 16:29

Fiorentina shënoi fitore të jashtëzakonshme ndaj Juventusit duke mposhtur kampionin e Italisë me rezultat 4-2 në duelin e vlefshëm për xhiron e tetë në Serie A.

Carlos Tevez realizoi nga penalltia në minutën e 37-të duke i kaluar Bianconerët në epërsi para se Paul Pogba të dyfishojë avantazhin e mysafirëve, para përfundimit të pjesës së parë. Në vazhdim, Juventus pati raste të tjera të volitshme për shënim por nuk i shfrytëzoi.

Kurse, më pas ndodhi ajo që pak kush e kishte pritur. Viola arriti që të barazojë rezultatin falë dy golave të shpejtë të Giuseppe Rossit në minutat 66 dhe 76.

Joaquin përmbysi rezultatin me shënimin e tij në minutën e 78-të, kurse vetëm tre minuta më vonë Rossi e kompletoi het-trikun, kapitullimin e befasishëm të Juventusin dhe ia siguroi Fiorentinës fitoren e parë ndaj Bianconerëve në Artemio Franchi pas 15 vjetësh.