Juve me vendim të rëndësishëm për Icardin

Juventusi thuhet se e ka bërë të qartë se ata nuk do të shpenzojnë më shumë se 40 milionë euro për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

Sport

14/07/2019 16:59

Sipas Corriere dello Sport, kjo është të paktën 20 milionë euro më pak se çmimi i kërkuar i Interit, edhe nëse ‘Nerazzurët’ janë të përgatitur që kjo shifër të arrihet me bonuse.

Gazeta shpjegon se ‘bisedimet indirekte’ midis dy klubeve tashmë kanë ndodhur dhe mund të ketë më shumë të reja në ditët në vijim, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, është paralajmëruar se Juventusi nuk e ka me nxitim të nënshkruajë sulmuesin pasi që ata janë të vetëdijshëm se Interi duhet ta zgjidhë të ardhmen e tij sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të transferojnë një zëvendësim.

Për më tepër, ‘Bardhezinjët’ duhet të gjejnë zgjidhje për Mario Mandzukic, Gonzalo Higuain dhe Moise Kean.

Me këtë në mendje, ‘Zonja e Vjetër’ mund të zgjedhë të presë deri në verën e vitit 2021 dhe të sjellë argjentinasin si transferim të lirë. /Lajmi.net/