Juve kthehet kah Verde, nëse dështon në transferimin e Zaniolo

Juventus nuk janë të bindur 100% se mund ta mbyllin transferimin e Nicolo Zaniolo, kështu që po shqyrtojnë edhe alternativat. Nicolo Zaniolo tash e sa kohë është në listën e dëshirave të Juventus, por Roma po vështirëson procedurat për kompletimin e transferimit. Tani, sipas raportimeve të mediave italiane, ‘Zonja e Vjetër’ ka filluar të shqyrtojë…

Sport

31/07/2022 20:15

Juventus nuk janë të bindur 100% se mund ta mbyllin transferimin e Nicolo Zaniolo, kështu që po shqyrtojnë edhe alternativat.

Nicolo Zaniolo tash e sa kohë është në listën e dëshirave të Juventus, por Roma po vështirëson procedurat për kompletimin e transferimit.

Tani, sipas raportimeve të mediave italiane, ‘Zonja e Vjetër’ ka filluar të shqyrtojë opsionet tjera, përcjell lajmi.net. Verde mund jetë një nga ta.

26 vjeçari ka kontratë të vlefshme me Spezia deri në vitin 2025, por Juve mund të tentojë të ndryshojë situatën në favor të tyre.

Italiani ka shënuar tetë gola dhe ka shtuar gjashtë asistime sezonin e kaluar. /Lajmi.net/