Juve – Inter të luhet më 9 mars?
‘Derby d’Italia’ duket se mund t’i zëvendësohet data.
Sport
Juventus – Inter mund të luhet të hënën e 9 marsit, pas një marrëveshje mes Federatës së Futbollit Italian dhe Lega Serie A, transmeton lajmi.net.
Liga është në një kaos total, me rritjen e Coronavirusit që po rrit frikën në të gjitha shtetet evropiane dhe botërore.
Juve-Inter ishte planifikuar të luhet dje, por pikërisht si pasojë e Coronavirusit, ndeshja është shtyrë për muajin maj.
Por, Beppe Marotta insiston që ndeshja të luhet më 9 mars. Një lajm të tillë e jep edhe ‘Gazzetta dello Sport’, sipas së cilës, gjithçka është e kryer dhe ndeshja luhet në atë datë.
Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë njoftim zyrtar për këtë çështje. /Lajmi.net/