Juve ia plotëson dëshirën Ronaldos, e transferon yllin e Liverpoolit

Juventus janë të gatshëm t’i sjellin emra të mëdhenj Cristiano Ronaldos në skuadër gjatë verës së vitit 2019.

Sport

19/04/2019 12:10

Cristiano Ronaldo raportohet se është shprehur i zemëruar me eliminimin nga Liga e Kampionëve nga Ajax, dhe i ka kërkuar skuadrës sjellin e emrave të njohur në Torino.

Për të ruajtur disponimin e Ronaldos, Juventus janë të gatshëm të sakrifikojnë Paulo Dybalan, për të transferuar Mohamed Salah, përcjell ‘lajmi.net’.

‘Zonja e Vjetër’ është e prirë që fillimisht të kërkojë shkëmbimin e të dy lojtarëve, me Dybalan që do të transferohej në ‘Anfield Road’.

Mohamed Salah mund të transferohet edhe në La Liga, ku po kërkohet nga Real Madrid./Lajmi.net/