Juve e gatshme ta shesë Dybalan

Paulo Dybala mund të largohet nga Juventus.

Sport

20/10/2020 16:29

Juventus janë të përgatitur të ndahen me Paulo Dybala nëse nuk ka ndonjë marrëveshje për kontratën e re, raporton Tuttomercatoweb, përcjell lajmi.net.

Kampionët e Serie A janë prej kohësh në bisedime me argjentinasin, por një marrëveshje ende nuk është arritur.

Është përfolur shumë rreth të ardhmes së Dybala, i cili ka qenë i lidhur me Tottenham Hotspur verën e fundit.

Në rast largimi nga Juventus, La Liga dhe Premierligë, mund të jenë destinacionet e reja për argjentinasin.

Dybala këtë sezon ende nuk ka regjistruar asnjë paraqitje për Juventusin në Serie A./Lajmi.net/