Juve dhe Man Utd shpresojnë për ‘Ronaldon e ri’

Juventus dhe Manchester United po shihen si favoritët për të transferuar ‘Ronaldon e ri’.

Sport

22/03/2019 19:00

Joao Felix i cili luan me skuadrën e Benficas ka treguar paraqitje jashtëzakonisht të mira këtë edicion, dhe po vëzhgohet nga shumë skuadra evropiane.

Pas interesimit të Juventus dhe Manchester United, drejtori sportiv i Benfica, Rui Costa, ka thënë se lojtarë të këtillë është e vështirë të mbahen.

“Ne do të mundohemi ta mbajmë atë sa më gjatë që është e mundur. Jemi në dijeni se klauzola ekziston dhe se disa lojtarë nuk mund të mbahen në Portugali” ka thënë Costa, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se një interesimi për Joao Felix është shfaqur edhe nga Liverpool, por janë Juve e Man Utd ato që shihen si favorite.

Klauzola e Felix është 120 milionë euro, shifër kjo që skuadrat mund të mos jenë të gatshme ta paguajnë. /Lajmi.net/