Juve afër mbylljes së marrëveshjes me De Ligt

11:44 | 12 Korrik 2019

Juventus duket se më në fund po e mbyll marrëveshjen për transferimin e qendër mbrojtësit të Ajax Amsterdam, Matthijs De Ligt.

‘Zonja e vjetër’ ka rritur ofertën e saj për shërbimet e lojtarit holandez në 67 milionë euro, plus bonuse.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, agjenti Mino Raiola është në Milano për të mbyllur marrëveshjen finale me drejtorin sportiv të Juventus, Fabio Paratici, transmeton lajmi.net.

19 vjeçari pritet të nënshkruajë një marrëveshje pesë vjeçare me skuadrën e Juventus.

Matthijs de Ligt  nga kjo kontratë do të fitojë 12 milionë euro për sezon. Marrëveshja pritet të mbyllet në vikend. /Lajmi.net/