Justin Timberlake ndërpret turneun për t’i vizituar fëmijët e sëmurë

Këngëtarit Justin Timberlake, turneun ia ndërpreu në gjysmë një thirje të cilën e konsideroi shumë të rëndësishme andaj iku.

ShowBiz

21/01/2019 21:33

Justin Timberlake e ka ndërprerë në gjysmë turneun e tij për të shkuar në vizitë te disa fëmijë të sëmurë, transmeton lajmi.net.

Fëmijët e sëmurë të spitalit San Antonio në Teksas kanë bërë një video të shkurtër ku nën ritmet e këngës së tij “Can’t Stop The Feeling” i bëjnë thirrje këngëtarit që të vijë e t’i vizitojë.

Videoja e cila u shpërnda nëpër internet e ka tërhequr vëmendjen e këngëtarit i cili e ndërpreu turneun për t’ua bërë ëndrrën realitet atyre.

Timberlake është shumë i dashur për publikun, por me këtë gjest ka arritur të bëhet akoma më shumë./Lajmi.net/

YouTube player