Justin Bieberin e përzënë nga hoteli
Justin Bieber është detyruar ta lëshojë ‘Hotel Faena’ në Buenos Aires. Në fakt, drejtuesit e këtij hoteli e kanë ‘përzënë’ këngëtarin e njohur kanadez pasi fansat e tij të shumtë kanë vazhduar ta shkatërrojnë hotelin nga jashtë gjatë tërë javës. Burimet e TMZ kanë njoftuar se drejtuesit e hotelit vendosën ta largojnë këngëtarin me famë…

ShowBiz
Justin Bieber është detyruar ta lëshojë ‘Hotel Faena’ në Buenos Aires. Në fakt, drejtuesit e këtij hoteli e kanë ‘përzënë’ këngëtarin e njohur kanadez pasi fansat e tij të shumtë kanë vazhduar ta shkatërrojnë hotelin nga jashtë gjatë tërë javës.
Burimet e TMZ kanë njoftuar se drejtuesit e hotelit vendosën ta largojnë këngëtarin me famë botërore, pasi që fansat shkuan aq larg, sa që filluan të tentonin t’i thyejnë barrikadat e policisë.
Përfaqësuesit e këngëtarit të dashur nga adoleshentët janë duke u munduar ta gjejnë një hotel të ri për të, edhe pse do të jetë mjaft e vështirë, pasi që ai ndiqet gjithandej nga fansat e flakta, që janë të gatshme të vdesin për të.
Bieber, së bashku me 25 anëtarë tjerë të kontingjentit të tij që iu bashkuan në Argjentinë, presin që sa më shpejt të rehatohen në një hotel të ri.