Justin Bieber zbulon muajin e lansimit të albumit të ri

Bieber ka treguar se albumi më i ri nga ai do të vijë në shtator të këtij viti.

ShowBiz

07/08/2015 15:27

Justin Bieber ka njoftuar kohën e përafërt kur do të lansohet albumi i tij i katërt.

Këngëtari ka zbuluar këto të reja në skenën e iHeartMedia Summit në Kaliforni pas performancës, duke treguar se albumi do dalë dikur në shtator, transmeton Lajmi.net.

Por, para tij ai do të lansojë këngën që do t’i paraprijë albumit, që ka titullin ‘What do you mean?’ dhe do dalë më 28 gusht.

Bieber po i rikthehet dalë ngadalë muzikës pas problemeve që ka pasur në jetën personale e me bashkëpunimin ‘Where are you now’ me Skrillex dhe Diplo ka bërë një hap mjaft të suksesshëm./Lajmi.net