Justin Bieber urinoi në qeli

Justin Bieber është ‘kapur’ nga një telekamerë derisa po urinonte në qeli në Miami, ku ishte mbyllur. Këngëtari ishte arrestuar më 23 janar në Florida për shkak të vozitjes në gjendje të dehur. Por, skandalet e tij s’kanë fund. Megjithatë, avokatët e tij kërkuar që video e lartpërmendur të mos përhapet. “Pasi i kaloi testet…

ShowBiz

12/02/2014 17:55

Justin Bieber është ‘kapur’ nga një telekamerë derisa po urinonte në qeli në Miami, ku ishte mbyllur. Këngëtari ishte arrestuar më 23 janar në Florida për shkak të vozitjes në gjendje të dehur.

Por, skandalet e tij s’kanë fund. Megjithatë, avokatët e tij kërkuar që video e lartpërmendur të mos përhapet.

“Pasi i kaloi testet e ndryshme, ai urinoi në qeli”, thotë një burim. Muaj më parë, TMZ ka raportuar se 19 vjeçari akuzohet edhe për hedhjen e vezëve në shtëpi të komshiut.

Ai për këtë gjest duhet t’i paguajë 15 mijë euro. Bieber po përballet edhe me probleme tjera me ligjin në Kanada, me akuzën se e sulmoi fizikisht shoferin e limuzinës, më 29 janar të këtij viti.