Justin Bieber mposht Eminemin, then rekord për më shumë çmime në MTV EMA (Foto)

Lista e fituesve të mbrëmjes së MTV EMA 2015.

ShowBiz

26/10/2015 00:15

Ishte një natë shumë e mirë për Justin Bieber, pasi ai ka arritur të marrë pesë çmime në ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards.

Bieber ka marrë për herë të gjashtë me radhë çmimin për ‘këngëtarin mashkull më të mirë’ e ndër çmimet tjera ishte edhe ‘artisti më i mirë ndërkombëtar’, ‘fansat më të mëdhenj’ dhe ‘stili më i mirë’.

Kështu, Bieber ka grumbulluar plot 18 çmime EMA, duke kaluar edhe reperin Eminem i cili ka fituar 15 ndër vite.

Winner! Justin Bieber was no doubt overjoyed as he was feted with the Best Male gong for the sixth year in a row at the MTV Europe Music Awards at the iconic Mediolanum Forum in Milan, Italy

Ed Sheeran, Nicki Minaj, One Direction, Rihanna, Macklemore & Ryan Lewis, Taylor Swift dhe Shawn Mendes gjithashtu kanë fituar çmime, bazuar në më shumë se gjysmë miliardë vota të mbledhura nga e gjithë bota, transmeton lajmi.net.

Më poshtë keni listën e plotë të fituesve të mbrëmjes së sotme në MTV Europe Music Awards 2015:

  • Kënga më e mirë – Taylor Swift featuring Kendrick Lamar: Bad Blood
  • Pop Artisti më i mirë – One Direction
  • Artistja më e mirë femër – Rihanna
  • Artisti më i mirë mashkull – Justin Bieber
  • Artisti më i mirë ‘live’ – Ed Sheeran
  • Artisti më i mirë i ri – Shawn Mendes
  • Videoja më e mirë – Macklemore & Ryan Lewis: Downtown
  • Artisti më i mirë Rock – Coldplay
  • Artisti/artistja më i/e mirë Alternativ – Lana Del Rey
  • Artisti/artistja me i/e mirë Hip-hop – Nicki Minaj
  • Artisti më i mirë Elektronik- Martin Garrix
  • Artisti që meriton vëmendje – Shawn Mendes
  • Bashkëpunimi më i mirë – Justin Bieber, Skrillex, Diplo: Where Are You Now?
  • Dukja më e mirë – Justin Bieber
  • Fansta më të mëdhenj – Justin Bieber
  • Performanca më e mirë në një skenë botërore – Ed Sheeran V Festival, Hylands Park, UK 2014
  • Çmimi për vizionarë të videos – Duran Duran
  • Akti botëror: Amerikë Veriore – Justin Bieber
  • Akti botëror: Australi dhe Zelandë e Re – 5 Seconds of Summer
  • Akti botëror: Amerikë Latine – Anitta
  • Akti botëror: Evropë – Marco Mengoni
  • Akti botëror: Afrikë/India – Diamond Platnumz
  • Akti botëror: Azi – Jane Zhang