Justin Bieber i ‘zhytur’ në dashuri i bën një dedikim romantik Haileyt
Justin Bieber duket më i lumtur se kurrë me martesën e tij.
ShowBiz
Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij Hailey po kalojnë momente fantastike nga lidhja e tyre martesore, dhe së fundmi këngëtari kanadez e ka përshkruar këtë gjendje me një fjali romantike, shkruan lajmi.net.
Ai ka publikuar një foto në Instagram ku shihet duke përqafuar modelen, dhe si mbishkrim kishte thënë se “Zemra ime kalon një rrahje në momentin që të kam afër”.
Ndryshe Bieber javën më parë lansoi albumin e tij të ri ‘Changes’ i cili po thyen rekorde të shitjes që në ditët e para. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B9I4ZkKHfoR/