Justin Bieber, i obsesionuar pas marihuanës

Ai u arrestua javën që shkoi për shkak të përdorimit të marihuanës dhe mjeteve tjera, por edhe për shkak të vozitjes së pakontrolluar të veturës. Por, kjo nuk mjaftoi që Justin Bieber të bie në vete. Zërat që arrijnë nga SHBA’të, të afërt me këngëtarin, thonë se 19 vjeçari është jashtë kontrollit, ndërsa thuhet se…

ShowBiz

27/01/2014 08:05

Ai u arrestua javën që shkoi për shkak të përdorimit të marihuanës dhe mjeteve tjera, por edhe për shkak të vozitjes së pakontrolluar të veturës. Por, kjo nuk mjaftoi që Justin Bieber të bie në vete.

Zërat që arrijnë nga SHBA’të, të afërt me këngëtarin, thonë se 19 vjeçari është jashtë kontrollit, ndërsa thuhet se ai shpenzon më shumë se 5,000 funte në javë vetëm për marihuana.

Duke folur për ‘Sun On Sunday’, miqtë thonë se kanabisi është bërë përditshmëri e këngëtarit kanadez. “Marihuana luan rol të rëndësishëm në jetën e Justin.

Ai konsumon deri në 12 ‘cigare’ në ditë dhe mund t’i shpenzojë deri në 5,000 funte në javë. Ai po ashtu merr relaksuesen Xanax dhe ndihmuesin e gjumit, Ambien. Ai po ashtu merr një sirup, të cilin e përzien me mjete tjera”, thotë një burim.