Justin Bieber edhe sërfist (Foto)

Këngëtari i adhuruar nga miliona vajza nëpër botë, ka bërë të ditur se veç se të këndojë, ai di edhe të bëjë sërf.

ShowBiz

26/07/2015 11:58

Djaloshi kanadez Justin Bieber që u bë i famshëm qysh në moshë të re falë këngëtarit Usher që e zbuloi në You Tube, kohëve të fundit u bë subjekt i shumë skandaleve mediatike.

Por kësaj radhe Bieber ka ofruar nga vetja e tij diçka të mirë.

Këngëtari i adhuruar nga miliona vajza nëpër botë, ka bërë të ditur se veç se të këndojë, ai di edhe të bëjë sërf.

AI ka postuar një fotografi në Instagramin e tij, në breg të detit me dërrasën e sërfit në duar dhe ka shkruar:

“Valët janë jashtë kontrollit”, transmeton Klan Kosova.

Në fillim të këtij muaji, Justin Bieber doli plotësisht lakuriq në njërën nga varkat e Bora Borës, ku kishte shkuar për pushime./KlanKosova

Justin-Bieber