Juristët: Me shkarkimin e Rektorit shteti ka degraduar plotësisht

Avokati Arianit Koci thotë se shkarkimi i rektorit, është vendimi më i mirë i mundshëm. Por, sipas tij, për degradimin total të shtetit.

Lajme

21/10/2015 22:41

Ai vlerëson se tashmë janë hequr maskat dhe se kjo është pasqyra reale e shoqërisë sonë, raporton lajmi.net.

Ja postimi i tij i plotë:

Shkarkimi i rektorit – vendimi më i mirë i mundshëm!

Vendimi për shkarkimin e rektorit është vendimi mē i mirē i mundshëm, në këtë degradim total tē shtetit tonë të dashur.

Maskat janë hequr: kjo ēshtë pasqyra reale e shoqërisë sonë.

Hipokritë, poltron dhe analfabet funksional janë personat që e votuan shkarkimin e rektorit. Të gjithë po pajtohemi. Por dorēn në zemēr, të gjithē jemi ngapak fajtor pēr kētë gjendje nē tē cilēn jemi.

Mosreagimi ndaj dukurive negative, apatia dhe mosvotimi apo votimi i gabuar është konvertuar në ambient të përshtatshëm pēr krijimin e klaneve dhe grupeve analfabete të interesit.

A mund ta ndalim degradimin e mētutjeshēm të shoqërisë?

Nuk e di.

Por e di që na duhet një riformatim i thellë i vlerave në shoqëri, në mēnyrë që eventualisht të ecim pērpara./ lajmi.net