Jupa: Shorti është i vështirë, por synojmë kualifikimin

Reprezentuesi i Kosovës, Kastriot Jupa ka vlerësuar shortin për “Euro 2020”, të tërhequr sot.

Sport

16/06/2020 23:32

Kosova është në një grup me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë. Me Rumaninë kemi luajtur në janar të këtij viti.

Grupi është i vështirë por jo i pamundshëm për të realizuar synimin e madh – kualifikimin në Evropian.

“Mendoj se është një short jo i favorshëm për ne. Do të kemi përballë një gjigant të hendbollit si Suedia, kurse Mali i Zi dhe Rumania bëjnë pjesë te ekipet e nivelit shumë të lartë. Por kjo do të jetë një sprovë shumë e rëndësishme për ne. Duam të vazhdojmë ngritjen që e kemi si kombëtare dhe sigurisht që do të synojmë kualifikimin”, ka thënë Jupa.

Dy vendet e para garantojnë kualifikimin, por e mundur është edhe prej vendit të tretë./Lajmi.net/