Juninho: Pogba, shko në Barcelonë

Ish mesfushori brazilian, Juninho ka këshilluar yllin e Juventusit, Paul Pogba, të transferohet në Barcelonë.

Sport

14/05/2015 12:31

Juninho nuk ka dyshime se cilido duhet të jetë klubi i ardhshëm i Paul Pogbas.

Mesfushori i Juventusit pritet të largohet nga klubi, dhe ish futbollisti brazilian e ka këshilluar atë që të transferohet në Barcelona.

“Barcelona, nëse arrin ta blejë, do të bëjë mirë. Niveli i Andres Iniestas ka filluar të zbresë dhe Barcelona mund të vazhdojë të fitojë me vite të tëra, me Pogban në skuadër”, u shpreh ai për “RMC”.

“Me stilin e lojës së dytë, 4-3-3, do të ishte ideal. Do të zgjedhja Barcelonën dhe nuk do të kthehesha kurrë në Francë”, u shpreh ai.