Juninho, braziliani me më së shumti gola në Premierligë

Kush është golashënuesi më i mirë brazilian në histori të Premierligës? Është e vështirë, ju ndihmojmë. Ish mesfushori i famshëm Juninho.

Sport

31/10/2014 21:04

Golashënuesit e spikatur brazilianë zakonisht nuk luajnë në Premierligë.

Andaj, nuk duhet çuditur se realizatori më i mirë brazilian në histori të elitës së futbollit anglez është ish mesfushori i mirënjohur, Juninho.

Ish anëtari i Middlesbrough, me skuadrën nga Riverside fitoi FA Cup dhe League Cup.

Ai kaloi pesë sezone në klub, bëri 126 paraqitje dhe realizoi 29 gola, më së tepërmi nga një futbollist brazilian, në histori të Premierligës.