Juncker: Brexit duhet të ndodhë para zgjedhjeve për Parlamentin e BE-së

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha sot se Britania duhet të largohet nga BE deri në fillimin e zgjedhjeve të Parlamentit Evropian më 23 maj, nëse nuk merr pjesë në to.

Bota

20/03/2019 16:32

Kjo është më e herët se sa kërkesa e kryeministres britanike Theresa May, e cila në një letër drejtuar Bashkimit Evropian tha se ajo dëshiron që udhëheqësit e BE-së të mbështesin zhvendosjen e afatit përfundimtar për Brexit nga 29 mars deri më 30 qershor, sipas AP.