Julio Baptista në pension: Është koha të largohem

Ish ylli i Real Madrid dhe Arsenal, Julio Baptista, ka njoftuar se do të pensionohet nga futbolli.

Sport

23/05/2019 23:40

Braziliani, i cili vitet më të mira i pati me skuadrën e Sevillas, ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij si futbollist.

Nëm oshën 37 vjeçare, lojtari ka bërë të ditur se po shikon përpara për një jetë të re, duke i dhënë fund një karriere mjaft të pasur.

Ish lojtari i kombëtares së Brazilit kishte filluar karrierën me Sao Paulo, para se të kalonte tek Sevilla, ku në edicionin 2003/04 (La Liga), shënoi 20 gola, për tu transferuar pastaj tek Real Madrid.

“Pas më shumë se 20 viteve në futbollin elitar, është koha që unë të largohem dhe njoftoj se kam vendosur t’i jap fund karrierës si lojtar” ka shkruar Baptista në ‘Twitter’, transmeton lajmi.net.

“Unë po filloj një jetë të re dhe dua të tregoj mirënjohje tek të gjithë ata që e bënë të mundur plotësimin e ëndrrës time. Faleminderit të gjithëve” ka shtuar ai.

Baptista i jep fund karrierës së tij me shtatë tituj të fituar, përfshirë pesë në vendlindjen e tij, me Cruzeiro dhe Sao Paulo. /Lajmi.net/