Juliana Nura do t’i hyjë politikës: Përmend Ganimete Musliun si deputeten e saj të preferuar

Juliana Nura, ish banorja e edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”, së fundi ka dhënë edhe një lajm sa i përket karrierës së saj. Ish banorja ka zbuluar se ajo do t’i futet politikës, shkruan lajmi.net. Juliana Nura ishte e ftuar në emisionin “Gallatë me Arben Ahmetin”, ku për herë të parë e…

ShowBiz

21/02/2024 14:54

Juliana Nura, ish banorja e edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”, së fundi ka dhënë edhe një lajm sa i përket karrierës së saj.

Ish banorja ka zbuluar se ajo do t’i futet politikës, shkruan lajmi.net.

Juliana Nura ishte e ftuar në emisionin “Gallatë me Arben Ahmetin”, ku për herë të parë e ka pranuar që do të jetë pjesë e politikës.

“Po unë po ta jepi një ekskluzivitet tjetër që së shpejti do të më shiheni në politik, kur nuk e di akoma”, ka thënë ajo.

Xhuli ka treguar arsyen se pse ajo do të filloi karrierën e saj në politikë.

“Në të ardhmen unë gjithsesi e shoh vetën në politikë, dhe besoj qe vendit tonë i nevojiten disa, s’po them që s’kemi njerëz adekuat edhe në Kosove, ka shumë njerëz të mirë, ka shumë njerëz të mirë për politikë. Unë mendoj që diaspora duhet më bërë më shumë, m’ju jap ma shumë hapësirë dhe më u kthy në vendin tonë edhe më e çu vendin tonë më përpara dhe kjo është arsyeja pse unë do t’i hyjë politikës”, është shprehur Xhuli.

Ajo nuk ka zbuluar më shumë detaje në lidhje se cilit subjekt politik do t’iu bashkohet, por ajo ka përmendur Ganimete Musliun si deputeten që e pëlqen më shumë. /Lajmi.net/

YouTube player