Julian Assange përballet me akuza të reja

SHBA ka paraqitur 17 akuza të reja kundër bashkë-themeluesit të WikiLeaks Julian Assange.

Bota

23/05/2019 22:49

Akuzat e fundit që rëndojnë mbi të kanë të bëjnë me publikimin në mënyrë të paligjshme të emrave të burimeve të klasifikuara, transmeton Klan Kosova.

Asange ishte dënuar në fillim të muajit maj për shkak se kishte shkelur rregullat e lirimit me kusht.

47 vjeçari është shpallur fajtor për shkeljet të Aktit për Lirim me Kusht, pas arrestimit që i është bërë në Ambasadën e Ekuadorit në Londër.